Turistët gjermanë lëshojnë sinjal SOS nga mali i Çikës, nisin kërkimet nga terreni dhe ajri, rasti i 5 në vetëm 2 muaj

Turistët gjermanë lëshojnë sinjal SOS nga mali i Çikës, nisin kërkimet nga terreni dhe ajri, rasti i 5 në vetëm 2 muaj

Dy turistë gjermanë kanë lëshuar sinjalin SOS, pasi kanë mbetur të bllokuar në malin e Çikës Sipas informacioneve paraprake të siguruara nga mediat dyshohet se ata kanë humbur orientimin gjatë ecjes në terrenin e vështirë malor, ndërsa njëri prej tyre mund të jetë dëmtuar ose të ketë pësuar probleme shëndetësore. Menjëherë pas marrjes së sinjalit është organizuar operacioni i kërkim-shpëtimit. Drejt zonës janë nisur efektivët e forcës speciale Delta Force, shërbimet e Policisë së Vlorës, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, për t’u ardhur në ndihmë dy turistëve. Gjithashtu është njoftuar edhe një helikopter, i cili do të përdoret nëse kushtet e terrenit dhe situata e turistëve e bëjnë të nevojshëm transportin ajror. Operacioni i kërkim-shpëtimit vijon, ndërsa priten informacione të tjera për gjendjen...