“Trump po i tregon muskujt Ballkanit”/ Pedagogu zbërthen skenën: Ja pse po sjell një gjeneral në Tiranë

“Trump po i tregon muskujt Ballkanit”/ Pedagogu zbërthen skenën: Ja pse po sjell një gjeneral në Tiranë

I nominuari i Donald Trump si ambasador i SHBA-ve në Shqipëri, Eric Wendt, prezantoi prioritetet e tij në Komitetin e Jashtëm të Senatit amerikan, në pritje të konfirmimit në detyrë. Lidhur me këtë zhvillim foli në  një emision televiziv, pedagogu i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Petrit Nathanaili. Ai e interpretoi emërimin e një ushtaraku në Tiranë si një sinjal force dhe një mesazh të qartë gjeopolitik nga administrata Trump. Sipas tij, emërimi i figurave ushtarake në poste diplomatike lidhet kryesisht me çështjet e sigurisë dhe interesat strategjike të SHBA-ve. “Prezantimi është klasik, i një ushtaraku i prerë, shkurt, saktë. Ato qëndrimet e qeverisë amerikane që kanë të bëjnë me Shqipërinë, ndoshta edhe më gjerë. Caktimi i një ushtaraku, gjithnjë më shkon në mendje kur për herë të...