Transportuan qindra emigrantë të paligjshëm, Gjykata e Posaçme merr vendimin, dënon 23 anëtarët e grupeve kriminale

Transportuan qindra emigrantë të paligjshëm, Gjykata e Posaçme merr vendimin, dënon 23 anëtarët e grupeve kriminale

Gjykata e Posaçme ka marrë vendimin për 23 anëtarët e dy grupeve kriminale që kanë transportuar qindra emigrantë të paligjshëm në vendin tonë. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën për “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve: Endri Seiti, Luan Tafalla, Endrit Ismailaj, Arnold Shpata, Altin Hasani, Edmond Braha, Xhuljeta Çopa, Artur Mata, Artan Sulaj, Luan Sulaj, Emmanuel Delphin Assako Ella, Arba Hysenllari, Shkelzen Matmuja (Bokciu), Faik Matmuja, Bukurosh Muja, Lulzim Lami, Tome Preka, Xhuljo Krasniqi, Edmond Baklli, Iglan Alliçi, Orkid Pijaneci, Arjel Hoxha dhe Ermal Hoxha”.