Transporti publik merr ‘frymë’/ Miratohet kompensimi i karburantit me 50 lekë për litër
Qeveria ka miratuar kompensimin financiar për shoqëritë e transportit qytetës, rrethqytetës dhe ndërqytetës, për shkak të situatës në tregun e karburanteve. Sipas vendimit, kompanitë e transportit do të përfitojnë 50 lekë kompensim për çdo litër karburanti të konsumuar gjatë muajve mars, prill dhe maj 2026. Kompensimi do të llogaritet mbi sasinë e karburantit të përdorur në këtë periudhë, por jo më shumë se konsumi i të njëjtëve muaj të vitit 2025 për secilën kompani. Fondi total i parashikuar për këtë mbështetje është 250 milionë lekë. Një pjesë do të mbulohet nga fondi rezervë i shtetit, ndërsa për linjat urbane të Tiranës financimi do të bëhet nga Bashkia e Tiranës. Për të përfituar kompensimin, subjektet duhet të aplikojnë çdo muaj pranë tatimeve dhe të dorëzojnë dokumentacionin...
Burimi:
sot.com.al