“Transformimi digjital na ndihmoi të avancojmë shpejt në procesin e integrimit”/ Rama: Prona, temë e ndjeshme në…

“Transformimi digjital na ndihmoi të avancojmë shpejt në procesin e integrimit”/ Rama: Prona, temë e ndjeshme në…

Është mbajtur në Tiranë konferenca rajonale për transformimin digjital, sigurinë juridike të pronës dhe integrimin europian. Në fjalën e tij, Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e këtij momenti për Shqipërinë, duke e lidhur konferencën me përmbylljen e fazës së parë të negociatave me Bashkimin Europian dhe kalimin në fazën e dytë të procesit të anëtarësimit. Sipas Ramës, përmbushja e piketave të ndërmjetme dhe përcaktimi i objektivave përmbyllës janë elementë kyç, veçanërisht në grupkapitujt themelorë të negociatave. Ai nënvizoi se transformimi digjital përbën një faktor vendimtar në përshpejtimin e reformave dhe të procesit të integrimit, duke shtuar se teknologjia e re ka krijuar mundësi të reja zhvillimi për vendin. Duke u ndalur te çështja e pronës, Rama e cilësoi atë si një nga sfidat më komplekse...