Tragjedia e Durrësit/ Familjet e dy të miturve, të bashkuar për ceremoninë mortore

Tragjedia e Durrësit/ Familjet e dy të miturve, të bashkuar për ceremoninë mortore

Një ditë pas aksidentit tragjik në lagjen nr.15 të Durrësit, ku humbën jetën dy të mitur, në zonë ka mbizotëruar heshtja dhe trishtimi. Familjet e dy të miturve që humbën jetën, kanë hapur dyert e mortit. Nikoll Radaçi, i cili dje përplasi për vdekje me makinë 2 të mitur dhe plagosi rëndë 1 tjetër, rezulton si shofer që është ndëshkuar disa herë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Në vitin 2022, 57-vjeçarit i është pezulluar 2 herë leja e drejtimit të makinës, ndërsa është ndëshkuar edhe më parë për parakalim të gabuar dhe për tejkalim të shpejtësisë.