Tragjedi në Klos, 33-vjeçari humb jetën në lumin Mat gjatë ngjitjes me litar

Tragjedi në Klos, 33-vjeçari humb jetën në lumin Mat gjatë ngjitjes me litar

Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Klosit, ku një 33-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është mbytur në lumin Mat, pranë urës së Vashës. Sipas informacioneve paraprake, i riu E.L ka qenë duke kryer ngjitje me litar kur dyshohet se është rrëzuar dhe ka rënë në ujë. Më pas, ai dyshohet se është zhdukur në një gropë thithëse në lumë. Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta kërkimi, ndërsa operacionit i janë bashkuar edhe polumbarët e repartit RENEA. Pavarësisht përpjekjeve të ekipeve të shpëtimit, deri në momentin e raportimit nuk është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të 33-vjeçarit nga lumi. Autoritetet vijojnë operacionin e kërkimit për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.