Tragjedi në Durrës, mbytet në det 11-vjeçari nga Tirana

Tragjedi në Durrës, mbytet në det 11-vjeçari nga Tirana

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të diele në Durrës, ku një 11-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën në det. Sipas informacionit paraprak, rreth orës 10:35, në lagjen nr. 13, i mituri po lahej në det kur dyshohet se është mbytur aksidentalisht. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave, si edhe për përcaktimin e shkakut të mbytjes.