Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar
Një kapiten shqiptar është arrestuar nga autoritetet portuale greke në Korfuz, pasi dyshohet se drejtonte një traget me numër pasagjerësh mbi kapacitetin e lejuar. Sipas autoriteteve, bëhet fjalë për një 45-vjeçar, kapiten i një anijeje traget pasagjerësh me flamurin e shtetit “Kitts and Nevis”, e cila po kryente linjën nga një port në Shqipëri drejt Korfuzit. Gjatë kontrollit të kryer pas mbërritjes së tragetit në port, oficerët e Autoritetit Qendror Portual konstatuan se në bord ndodheshin më shumë pasagjerë sesa lejonte certifikata e lundrimit të anijes. Pas verifikimeve, kapiteni u arrestua për shkelje të Kodit të së Drejtës Publike Detare, si dhe të legjislacionit që rregullon transportin e pasagjerëve, rastet e mbingarkesës dhe procedurat e kontrollit e regjistrimit të tyre. Autoriteti Qendror Portual i Korfuzit...
Burimi:
gijotina.com