Trafikuan 50 tonë kokainë nga Amerika Latine në BE, SPAK godet një tjetër grup kriminal
Një tjetër grup kriminal që ka trafikuar të paktën 50 tonë kokainë nga Amerika Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian është goditur nga SPAK. Me vendim të GJKKO-së, ndaj 10 anëtarëve të grupit kriminal është caktuar masa e sigurisë arrest me burg, por është ekzekutuar për vetëm 1 Florjan Musaj. SPAK thotë se po vijojnë kërkimet për 2 persona të cilët dyshohet se ndodhen në Shqipëri, ndërsa 7 të tjerët nuk ndodhen në territorin shqiptar. SPAK ka zbardhur 5 episode të trafikut të drogës, ndërsa paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal grupi i pastrinte në në pasuri të paluajtshme, në krijimin dhe blerjen e aksioneve të kompanive tregtare, shoqëri të ndryshme kryesisht në fushën e ndërtimit, hotelerisë, konsulencës etj. Në total, SPAK ka...
Burimi:
sot.com.al