Trafik kilometrik në Lezhë pa nisur vera, qyteti bllokohet nga fluksi i automjeteve
Fundjava ka sjellë një fluks të lartë lëvizjesh në Lezhë, ku qindra automjete janë përballur me trafik të rënduar në akset hyrëse dhe dalëse të qytetit. Pamjet nga zona tregojnë kolona të gjata mjetesh dhe lëvizje të ngadalta, duke krijuar vonesa për drejtuesit e automjeteve që udhëtojnë drejt bregdetit apo në drejtim të veriut të vendit. Mungesa e akseve alternative vijon të mbetet një nga problemet kryesore, pasi një pjesë e madhe e qarkullimit përqendrohet në të njëjtat segmente rrugore, duke rritur ndjeshëm ngarkesën në trafik. Situata po ngre shqetësime edhe për sezonin turistik që pritet të nisë së shpejti. Me shtimin e numrit të pushuesve që zgjedhin Shëngjinin dhe zonat përreth si destinacion veror, ekziston frika se qarkullimi mund të bëhet edhe më problematik...
Burimi:
sot.com.al