Tiranë/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, Prokuroria i sekuestron dy apartamente dhe një garazh

Tiranë/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, Prokuroria i sekuestron dy apartamente dhe një garazh

Prokuroria e Tiranës i ka sekuestruar një të dënuari me 10 vite burg për trafik droge dy apartamente dhe një garazh. Sipas hetimeve pasurore, të ardhurat e deklaruara të personit me iniciale A.A. dhe familjarëve të tij nuk justifikonin shpenzimet e kryera dhe investimet në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme. Prokuroria ka konstatuar se ai nuk kishte burime të ligjshme financiare për të mbuluar blerjen e këtyre pronave. Njoftimi i plotë: Dy apartamente, përkatësisht 1+1 dhe 2+1 dhe një garazh, u sekuestruan me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë në kuadër të procedimit pasuror nr.02, të vitit 2026 ndaj shtetasit A.A., i dënuar me 10 vite burgim për veprën penale të ‘Trafikimit të lëndëve narkotike’. Nga...