“Thirrjet e qytetarëve për arrestimin e Ballukut, SPAK…”/ Agim Baçi: Rama po tenton të zbehë protestën!

“Thirrjet e qytetarëve për arrestimin e Ballukut, SPAK…”/ Agim Baçi: Rama po tenton të zbehë protestën!

Analisti Agim Baçi ka bërë një analizë të zhvillimeve të fundit në vend, duke u ndalur nga protesta e cila mbahet prej 54 ditësh dhe sot hyn në ditën e 55, tek qëndrimet e kryeministrit Edi Rama dhe qasjet e kreut të PD Sali Berisha. Gjatë intervistës, në një studio televizive ai u shpreh se Rama po bën politikë për të zvogëluar protestën. “Rama pranoi arrogancën brenda qeverisë. Kontestimi i disa gjërave shkon përtej Bulevardit. Ai po mundohet të thotë se unë po ju lexoj. Politikisht ka pasur të lehtë të kontrollojë opozitën, por kur vjen puna te qytetarët është format më i vështirë. U mundua të përcaktojë se opozitë më nuk ka, por thotë që ka qytetarët edhe pse i thotë që mos u...