Thellohen divergjencat mes Gjermanisë dhe qeverisë “Rama”, kancelari gjerman kërkon anëtarësimin e Malit të Zi në BE…
Zhvillimet e fundit në arenën ndërkombëtare kanë sjellë në pah një distancim gjithnjë e më të madh mes Gjermanisë dhe qeverisë “Rama”, duke reflektuar një krizë të heshtur por të thellë diplomatike. Gjatë një vizite zyrtare në Irlandë, shteti që mban Presidencën e radhës së Këshillit të Bashkimit Europian, kancelari gjerman Friedrich Merz ka lënë sërish në hije Shqipërinë, duke kushtëzuar të ardhmen europiane të rajonit ekskluzivisht te Mali i Zi dhe duke fshikulluar hapur vendet që mbeten pas për shkak të mospërmbushjes së standardeve dhe kritereve. Në deklaratat e tij, Merz u tregua i prerë se BE-ja duhet të mbajë fjalën për shtetet që plotësojnë detyrimet, duke vënë theksin vetëm tek anëtarësimi i Malit i Zi dhe duke u dërguar një mesazh të qartë...
Burimi:
sot.com.al