“The Odyssey” pushton kinematë, arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë

“The Odyssey” pushton kinematë, arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë

“The Odyssey” (Odiseja), filmi i shumëpritur i regjisorit Christopher Nolan, ka debutuar fuqishëm në kinematë botërore, duke arkëtuar 264 milionë dollarë gjatë fundjavës së parë të shfaqjes, sipas studios Universal Pictures. Filmi, i cili u publikua të premten, është një adaptim i poemës epike të Homerit dhe rrëfen historinë e Odisesë, mbretit të Itakës, gjatë udhëtimit të tij 10-vjeçar për t’u kthyer në shtëpi pas Luftës së Trojës. Në kastin e aktorëve bëjnë pjesë emra të njohur të Hollywood-it si Matt Damon, Tom Holland, Anne Hathaway, Zendaya, Robert Pattinson, Lupita Nyong’o, Samantha Morton dhe Charlize Theron. Me këtë debutim, “The Odyssey” ka tejkaluar edhe hapjen e filmit “Oppenheimer” në vitin 2023, i cili në fund arriti të grumbullojë 975 milionë dollarë në arkat globale. Filmi,...