“Tërheqja zvarrë e qytetarit preku nervin e shqiptarëve”, Kola: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura
Arben Kola, një nga organizatorët e protestës në lidhje me situatën në Zvërnec, deklaroi se ngjarja e ndodhur gjatë protestës së djeshme ka nxitur reagim të gjerë qytetar dhe ka rritur mbështetjen për kauzën e tyre. I ftuar në një studio televizive, Kola tha se organizatorët kishin parashikuar pjesëmarrjen e rreth 300 personave, por sipas tij, mënyra se si u trajtua një protestues ka ndikuar në sensibilizimin e opinionit publik. “Prisnim rreth 300 pjesëmarrës, sepse shqiptarët nuk janë shumë të ndjeshëm ndaj protestave, por tërheqja zvarrë e atij qytetari në Zvërnec ka prekur nervin qytetar”, u shpreh ai. Kola theksoi se qëllimi kryesor i protestës është kundërshtimi i ndryshimeve ligjore që, sipas organizatorëve, cenojnë mbrojtjen e zonave natyrore dhe hapin rrugën për ndërtime në territore...
Burimi:
sot.com.al