Terapi hormonale për transgjinorët/ Udhëzimi i ri në shëndetësi, QSUT do të ofrojë për herë të parë trajtim hormonal
Ministria e Shëndetësisë ka miratuar një udhëzim të ri që hap për herë të parë mundësinë e trajtimit me terapi hormonale për personat transgjinorë në sistemin publik shëndetësor shqiptar. Shërbimi do të ofrohet në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë dhe do të mbulohet nga fondet publike. Sipas udhëzimit, janë përcaktuar rregullat mjekësore dhe procedurat që duhet të ndiqen për çdo rast, si dhe mënyra se si pacientët do të monitorohen gjatë trajtimit. Synimi është që terapia të kryhet nën mbikëqyrje të plotë mjekësore, duke shmangur praktikat joformale që kanë ndodhur deri tani. Trajtimi parashikohet si për të rriturit, ashtu edhe për adoleshentët nga mosha 16 vjeç, por vetëm pas vlerësimit të mjekëve specialistë dhe me pëlqimin e familjes. Në raste të veçanta, dhe...
Burimi:
top-channel.tv