Tentuan të grabisnin një dyqan celularësh dhe plagosën pronarin pakistanez, policia greke zbardh identitetet e dy shqiptarëve të arrestuar, në kërkim dy të tjerë

Tentuan të grabisnin një dyqan celularësh dhe plagosën pronarin pakistanez, policia greke zbardh identitetet e dy shqiptarëve të arrestuar, në kërkim dy të tjerë

Ditën e djeshme në Athinë një shqiptar plagosi një shtetas pakistanez gjatë një tentative grabitjeje në një dyqan celularësh. Sipas korrespondentit të Top Channel në Greqi, Artur Bibe, në lidhje me ngjarjen, policia greke ka arrestuar dy shqiptarë, shtetasin Jerasimo Kurkuti, 31 vjeç dhe shtetasin Adi Beqiri, 26 vjeç. Në kërkim janë shpallur edhe dy shtetas të tjerë shqiptarë, emrat e të cilëve nuk janë bërë ende publikë Autoritetet po hetojnë lidhur me rastin dhe nëse autorët janë përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale. Kujtojmë se ngjarja ndodhi ditën e djeshme rreth orës 18:30 në rrugën “Patision” dhe kur një shqiptar qëlloi pronarin e dyqanit, me origjinë pakistaneze, në këmbë. Autori i krimit u largua më pas në një BMË gri që po e...