Tentoi të transportonte pistoleta/ Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari me precendent të mëparshëm penal
Policia e Shtetit ka goditur një rast të rëndë të trafikimit të armëve të zjarrit, duke vënë në pranga një 31-vjeçar, i cili dyshohet se furnizonte grupe kriminale në zonën e Sarandës. Sipas unifromave blu, forcat e Policisë kanë bllokuar automjetin e 31-vjeçarit në momentin që po kalonte nëpër tunel dhe gjatë kontrollit të imtësishëm, efektivët gjetën të fshehura në dyshemenë e mjetit 4 pistoleta. Nga hetimet paraprake rezulton se armët ishin trafikuar në territorin shqiptar të çmontuara në pjesë. Më pas, ato ishin montuar brenda vendit për t’u shndërruar në armë zjarri plotësisht funksionale, me qëllim shitjen e tyre tek një grup kriminal që operon në Sarandë. Njoftimi i Policisë: “Sarandë/Finalizohet si rezultat i një hetimi me metoda speciale, operacioni i koduar “Mekanizmi”. Transportonte...
Burimi:
sot.com.al