Tentoi të digjte mbeturinat, por zjarri mori përmasava masive në Shëngjin, pranga 57 vjeçarit

Tentoi të digjte mbeturinat, por zjarri mori përmasava masive në Shëngjin, pranga 57 vjeçarit

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë malin e Shëngjinit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në sipërfaqe pyjore, ndërsa policia ka arrestuar në flagrancë një 57-vjeçar si autor të dyshuar të ngjarjes. Sipas Policisë së Lezhës, shtetasi B.A, dyshohet se më 03 korrik, në zonën e quajtur “Sagë”, ka ndezur zjarr për djegien e mbeturinave pranë subjektit të tij tregtar. Flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe janë përhapur me shpejtësi në masivin pyjor të malit të Shëngjinit. Gjatë përhapjes së zjarrit është regjistruar edhe një shpërthim në terren, i dyshuar si pasojë e aktivizimit të një predhe të pashpërthyer, e cila ka shpërthyer nga temperaturat e larta. Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi A. U., 30 vjeç, që ndodhej në një automjet në lëvizje...