Tensionohet situata në Kuvendin e Kosovës, PDK dhe AAK kërkojnë mbledhjen për konstituimin e tij…
Tensione dhe përplasje verbale janë shënuar të mërkurën në Kuvendin e Kosovës, gjatë aktiviteteve të organizuara me qytetarë. Deputetë të PDK-së dhe Aleancës kanë kundërshtuar pjesëmarrjen e deputetëve dhe figurave të Lëvizjes Vetëvendosje në aktivitet, duke kërkuar që të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit.Në momentin kur deputetët e LVV-së janë afruar për të komunikuar me qytetarët, deputetët e PDK-së kanë protestuar dhe kanë brohoritur, duke krijuar situata të tensionuara në sallë.Përplasjet janë shënuar edhe gjatë fjalimeve të zyrtarëve të LVV-së. Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, nuk ka arritur ta mbajë fjalën e saj për shkak të brohoritjeve nga deputetët e PDK-së.Ndaj Gërvallës janë dëgjuar thirrjet “Demokraci” dhe “UÇK”.Një situatë e ngjashme është krijuar edhe me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu. Ajo...
Burimi:
sarandanews.com