Ja kur hyn në fuqi vendimi pas ndryshimeve edhe ne BE, Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili…!
Shqipëria pritet të ndërpresë importin e mishit nga Brazili duke nisur nga 3 shtatori 2026, pas ndryshimeve të fundit të Bashkimit Europian për kushtet e importit të produkteve me origjinë shtazore.Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka informuar Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural mbi ndryshimet e reja të miratuara nga BE-ja dhe ka kërkuar marrjen e masave për vijimin e procedurave në pikat e inspektimit kufitar pas kësaj date.Sipas AKU-së, Bashkimi Europian ka ndryshuar listën e vendeve të treta të autorizuara për eksportin e disa kafshëve dhe produkteve me origjinë shtazore, në kuadër të kufizimeve për përdorimin e disa produkteve antimikrobike mjekësore.Si pasojë e këtyre ndryshimeve, Brazili është hequr nga lista e vendeve ose rajoneve të autorizuara për hyrjen në tregun europian të disa produkteve shtazore...
Burimi:
sarandanews.com