Tensionet në aeroportin e Vlorës, ‘Mabco’: Vijim të menjëhershëm të punimeve, s’ka autorizime për palë të treta

Tensionet në aeroportin e Vlorës, ‘Mabco’: Vijim të menjëhershëm të punimeve, s’ka autorizime për palë të treta

Pas rikthimit të tensionuar në kantierin e aeroportit të Vlorës që u shoqërua me përplasje mes punonjësve të saj dhe të “2A Group” të Valon Ademit, kompania “Mabco” ka lëshuar një deklaratë zyrtare për garantimin e vijimit dhe përshpejtimit të punimeve. Sipas shkresës, Asambleja vendimmarrëse ka kërkuar që administratori të mos autorizojë palë të treta për të përfaqësuar shoqërinë. Gjithashtu, i është kërkuar institucioneve të garantohet zbatimi i vendimeve dhe ushtrimi i aksesit të ligjshëm në kantier. Në deklaratë, “Mabco” shprehet se do të vijojë me punën në kantier, ndërsa çdo pengesë do t’u referohet institucioneve. Njësoj si në qëndrimin e një dite më parë të publikuar nga Pacolli, flitet për pengesa nga kompania e sigurisë dhe palë të treta që kanë pretenduar për një...