Tensione para Kuvendit/ Hidhet ujë dhe gaz lotësjellës kundër protestueve, ata  kundërpërgjigjen me vezë

Tensione para Kuvendit/ Hidhet ujë dhe gaz lotësjellës kundër protestueve, ata kundërpërgjigjen me vezë

Situata pranë Kuvendit të Shqipërisë është përshkallëzuar, pasi protestuesit kanë tentuar të bllokojnë kryqëzimin e Unazës, në afërsi të Rrugës së Elbasanit, pasi nuk u lejuan nga forcat e policisë të afrohen pranë godinës së Parlamentit. Më herët, protestuesit hoqën dy gardhe metalike të vendosura në anën e sipërme të bulevardit nga qendra, ndërsa një gardh tjetër sigurie është vendosur nga policia në kryqëzimin e Rrugës së Elbasanit për të penguar avancimin e turmës. Mësohet se në përpjekje për të shpërndarë protestuesit, policia ka përdorur autobotët me ujë dhe gaz lotsjellës, ndërsa nuk kanë munguar përplasjet fizike mes tyre. Protesta po zhvillohet paralelisht me seancën e fundit plenare të këtij sesioni parlamentar, ndërsa qytetarët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të shprehin...