Temperatura të larta! Ja si pritet të jetë moti ditën e fundit të korrikut 2026

Temperatura të larta! Ja si pritet të jetë moti ditën e fundit të korrikut 2026

Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe shumë të nxehta gjatë ditës së premte, 31 korrik 2026, duke sjellë temperatura të larta në të gjithë territorin. Sipas parashikimit të motit, dita e sotme do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthjellët, ndërsa në disa zona pritet të ketë vetëm vranësira të pakta kalimtare. Temperaturat do të shënojnë vlera shumë të larta, ku maksimumi pritet të arrijë deri në 41 gradë Celsius në qarqet e Beratit dhe Elbasanit. Edhe në pjesën tjetër të vendit moti do të mbetet përvëlues, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit në diell gjatë orëve të mesditës. Era do të fryjë nga veriu me një shpejtësi mesatare prej rreth 5 m/s, ndërsa herë pas here...