Temperatura përvëluese deri në 36°C/ Ja parashikimi i motit, për ditën e sotme

Temperatura përvëluese deri në 36°C/ Ja parashikimi i motit, për ditën e sotme

Dita e sotme do të ketë temperaturat më të larta të javës. Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme në Shqipëri duke sjellë mot të kthjellët dhe të nxehtë. Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit do të rriten sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 22°C deri në 36°C. Era do te fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtesi mbi 2 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.