Temperatura deri në 41°C, Shqipëria përfshihet nga vala e të nxehtit

Temperatura deri në 41°C, Shqipëria përfshihet nga vala e të nxehtit

Shqipëria do të vijojë edhe këtë të premte të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe shumë të nxehta, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në të gjithë vendin. Sipas parashikimit, vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare, pa ndikuar në kushtet atmosferike. Temperaturat do të mbeten në nivele shumë të larta, me vlerat maksimale që pritet të arrijnë deri në 41°C në qarqet e Elbasanit dhe Beratit, duke i renditur këto zona ndër më të nxehtat e vendit. Në Gjirokastër termometri pritet të shënojë deri në 40°C, ndërsa në Fier temperaturat do të arrijnë në 38°C. Edhe bregdeti do të përjetojë mot të nxehtë, me 37°C në Vlorë dhe 36°C në Sarandë. Ndërkohë, në Korçë maksimalja do të jetë rreth 34°C....