Të shtëna me armë në Tepelenë dhe rrahje me shkopinj bejsbolli/ Dy vëllezër dhe kushëriri i tyre prfundojnë në spital

Të shtëna me armë në Tepelenë dhe rrahje me shkopinj bejsbolli/ Dy vëllezër dhe kushëriri i tyre prfundojnë në spital

Një konflikt i nisur gjatë orëve të paradites së djeshme në qytetin e Tepelenës është përshkallëzuar pas mesnatës, duke përfunduar me të shtëna, ku tre persona janë plagosur. Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 01:00, disa prej personave të përfshirë në konflikt ndodheshin në një lokal lloto në qytet, kur pala tjetër ka mbërritur pranë lokalit me tre automjete tip fuoristradë. Fillimisht është qëlluar me armë zjarri në ajër, ndërsa më pas konflikti ka degraduar në dhunë fizike. Si pasojë e përplasjes, tre persona, dy vëllezër dhe një kushëri i tyre, kanë mbetur të plagosur pasi janë goditur me shkopinj bejsbolli. Ata janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku, sipas burimeve, ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autorët e dyshuar janë shpallur në...