Të njëjtët përfitues/ Salillari dhe 2T marrin 60 milion euro për bypassin e Elbasanit

Të njëjtët përfitues/ Salillari dhe 2T marrin 60 milion euro për bypassin e Elbasanit

Kompania 2T e vëllezerve Sako dhe Salillari janë shpallur fituesit paraprakë në garën e ashpër për dy tenderat e majmë për ndërtimin e Bypassit të Elbasanit. Kapitali ka siguruar vlerësimin e ARRSH-së për dy kontratat, vlera totale e të cilave shkon mbi 60 milionë euro. Sipas dokumentave, kompania 2T është shpallur fituese në lotin e parë në proçedurën me objekt “Ndërtim rruga lidhëse Tiranë – Elbasan me korridorin VIII, Faza 1” duke u vlerësuar me 278.85 pikë dhe duke lënë pas 4 A-M dhe Gener 2, të cilat janë vlerësuar respektivisht me 269.25 dhe 264.15 pikë. Ky lot kishte një fond limit prej 3.3 miliardë lekësh ose 34.4 milionë euro, por kompanitë kanë ofruar çmime deri në 35 për qind më të ulëta se sa...