“Të gjithë punonjësit e bashkisë janë në shesh”/ Kryebashkiaku socialist, kundër Ramës për ndarjen e re territoriale
Kryetari socialist i Bashkisë Divjakë, Josif Gorrea, ka dalë kundër propozimeve për ndarjen e re territoriale, ku sipas draftit të Partisë Socialiste parashikohet shkrirja e 15 bashkive në vend, mes tyre edhe bashkia që ai drejton. Gjatë një fjalimi të tij në protestën që zhvillohet për të disatën ditë në Divjakë, Gorrea tha se punonjësit e bashkisë janë pjesë e kundërshtimit ndaj kësaj nisme. Kryebashkiaku socialist theksoi se shumë prej punonjësve të administratës bashkiake janë pjesë e protestës, pasi sipas tij rrezikojnë vendet e punës në rast të një riorganizimi territorial. “Të gjithë punonjësit e bashkisë janë me ju, janë me ne, janë edhe këtu. Në të kartër ditët prania jonë ka qenë e konsiderueshme, protesta është e bukur. Por ne nuk do ti lënë...
Burimi:
sot.com.al