Të ardhura nga krimi, Prokuroria e Vlorës sekuestron pasuritë e të dënuarit për trafik droge (Emri)

Të ardhura nga krimi, Prokuroria e Vlorës sekuestron pasuritë e të dënuarit për trafik droge (Emri)

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar pasuritë e shtetasit Arjan Rrokaj dhe familjarëve të tij, të cilat nuk justifikohen nga të ardhura të ligjshme. Sipas njoftimit, vendimi u mor nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, pas kërkesës së organit të akuzës, në kuadër të hetimeve për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Sipas organit të akuzës nga hetimet ka rezultuar se Arjan Rrokaj i dënuar më parë për “Trafik të lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”, nuk mund të justifikonte pasuritë e krijuara. Në bazë të vendimit të gjykatës, u sekuestruan: Pasuria e llojit “apartament” me nr.pasurie 29/519+2-2, me sip.67 m2, Vlorë, në zotërim të shtetasit B.B dhe A.Rr; Pasuria e llojit “apartament” me nr.29/599+1-22, me sip.73 m2, Vlorë, në...