Taulant Yaris ngatërron korrespondentin e Reuters me protestues serb
Sot, Taulant Balla,i akuzuari i Toyota Yaris, ish-ministër i Brendshëm dhe aktualisht kryetar i grupit parlamentar të PS-së, publikoi foto të një makine me targa serbe në Zvërnec, duke pretenduar se bëhej fjalë për ‘serbë’ të cilët kishin ardhur për të komplotuar kundër qeverisë së Ramës. Por gazetari Gjergj Erebara e ka përgënjeshtruar Ballën. Makina me targa serbe nuk i takonin asnjë grupi të dyshuar. Ato janë mjetet zyrtare të zyrës rajonale të Ballkanit të agjencisë Reuters, e cila ka dërguar ekipe gazetarësh për të raportuar nga protesta shqiptare, ngjarje që ka tërhequr shumë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. ‘Dikush duhet të njoftojë Taulant Ballën se kjo makina i përket agjencisë Reuters. Reuters, media që unë vetë e lexoj çdo ditë dhe e rekomandoj, ka sjellë...
Burimi:
sot.com.al