“Tatimet duhet të këshillojnë bizneset që kanë shumë të punësuar”, Teliti: Shtetit i paguhen miliona euro taksa!
Këshilltari ekonomik i PD-së, Dorian Teliti ka reaguar ashpër në lidhje me goditjen e padrejtë që i bëhet biznesit në vend nga administrata tatimore. I ftuar në një studio televizive Teliti iu referua rastit të sulmit ndaj “Birra Korça”, birra historike dhe marka më e vjetër e birrës vendase. Drejtoria e Tatimeve goditi përmes bllokimit të llogarive bankare shoqërinë më të vjetër të birrës në Shqipëri dhe një nga tatimpagueset më të rregullta në shtet. Teliti pohoi se qeveria duhet të bëjë transparencë për këtë çështje, si dhe të publikohen procesverbalet në këtë rast, nëse ka pasur njoftime këshillimi, apo paralajmërimi. Sipas Telitit, nuk duhet të aplikohen vetëm masa e fundit, siç janë gjobat, por ndaj biznesit duhen ezauruar format e tjera më të buta...
Burimi:
sot.com.al