Gjykata greke vendos ekstradimin e biznesmenit shqiptar, fjalën e fundit e ka ministri i drejtësisë
Gjykata e Shkallës së Parë në Selanik, Greqi, ka vendosur ekstradimin drejt Shqipërisë të biznesmenit shqiptar Ilir Shtufi. Avokati i tij, Detar Hysi, ka deklaruar se ky vendim është marrë në përputhje me kërkesën e vetë Shtufit, i cili që në momentin e arrestimit ka kërkuar të përballet me akuzat ndaj tij në Shqipëri, raporton Fatjon Gjinaj për Syri-TV. Sipas mediave greke, vendimi i gjykatës nuk do të zbatohet menjëherë, pasi procedura e ekstradimit parashikon që fjala përfundimtare i takon Ministrit të Drejtësisë të Greqisë. Ky i fundit do të vendosë nëse do të miratojë ose jo nënshkrimin e ekstradimit të 53-vjeçarit drejt Shqipërisë. Pas vendimit përfundimtar të autoriteteve greke, pritet të përcaktohen edhe hapat e mëtejshëm për transferimin e biznesmenit shqiptar në vendin tonë.
Burimi:
syri.net