Tare: S’ka rëndësi nëse ishte Goxhaj apo jo me UÇK
Studiuesi Auron Tare ka folur këtë të premte për Euronews Albania me moderatorin Thimi Samarxhiu lidhur me zhvillimet e protestës në Tiranë. Tare ka komentuar deklaratat e Kryeministrit Edi Rama mbi Dritan Goxhajn. Sipas tij, nuk ka rëndësi nëse ai ka qenë me UÇK-në; për studiuesin, e rëndësishme është që vëmendja të jetë te kërkesat. “Skenari apo dëshira ime do të ishte krijimi i një shteti i cili është zot i vendit të tij. Pra, jo një shtet i cili shkon sipas interesave të çastit, njëherë me këtë, njëherë me atë, jep lëshime këtij, atij, bën këtë, bën atë, por një zot sovran i këtij shteti. Vetëm ashtu respektohesh. Të gjithë të tjerët Europa, Amerika, Izraeli, Turqia të respektojnë nëse je i zoti i vendit...
Burimi:
ntv.al