Tabaku: 13 vite me tendera e treg të paracaktuar, shqiptarët paguajnë shëndetësinë “falas”

Tabaku: 13 vite me tendera e treg të paracaktuar, shqiptarët paguajnë shëndetësinë “falas”

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka ndarë sot një qëndrim kritik lidhur me përballjen ndaj sistemit shëndetësor në vend. Përmes një postimi të zgjeruar në rrjetet e saj sociale, Tabaku shprehet se në 13 vitet e fundit, qytetarëve shqiptarë u është premtuar shëndetësi falas dhe shumë investime në këtë fushë, ndërkohë që realiteti i detyron ata të paguajnë nga xhepi shërbimet që do t’u ofroheshin nga shtetit. Sipas saj, spitalet e vendit janë kthyer shpesh në vende ku pacienti nuk përballet vetëm me sëmundjen, por edhe me sorollatjen, mungesën e barit dhe pagesën private. Deputetja thekson se Shqipëria ka nevojë për kontrolle që nuk mund të fiken, çmime që publikohen, penalitete që zbatohen, barna që arrijnë te pacienti, dhe jo për tendera e treg të paracaktuar...