Synonte të emërohej gjyqtare, KLGJ rrëzon kërkesën e motrës së Belinda Ballukut, Pamela Qirko
Këshilli i Larë Gjyqësor ka vendosur që të rrëzojë kërkesën e Pamela Qirkos, motrës së Belinda Ballukut për t’u emëruar si gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Pamela Qirko, e njohur në publik edhe si motra e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ishte pjesë e listës prej 10 juristësh të institucioneve të vetingut që kishin aplikuar për t’u futur në sistemin e gjykatave të Apelit pas përfundimit të mandatit të tyre kushtetues. Në mbledhjen plenare të zhvilluar këtë të premte, Këshilli mori vendimin për rrëzimin e kërkesës së saj, duke mos i dhënë dritën jeshile për të veshur togën e zezë në shkallën e dytë të gjyqësorit. Së bashku me Qirkon, KLGJ rrëzoi edhe kërkesat e 9 kolegëve të saj të tjerë nga KPK...
Burimi:
sot.com.al