Sulmi ndaj rezidencës ku jeton ambasadori shqiptar në Kiev, Ministria e Jashtme thërret ambasadorin rus

Sulmi ndaj rezidencës ku jeton ambasadori shqiptar në Kiev, Ministria e Jashtme thërret ambasadorin rus

Ministria e Jashtme ka thirrur në takim ambasadorin rus, Alexey Anatolyevich në lidhje me sulmin ndaj rezidencës ku jeton ambasadori shqiptar në Kiev. Ndërkohë, Ministria e Jashtme reagoi duke thënë se sulmi ndaj ambasadës shqiptare në Kiev është një sulm ndaj themeleve të demokracisë ndërkombëtare Kujtojmë se një seri sulmesh ajrore ruse tronditën Kievin mëngjesin e kësaj të premteje duke shkaktuar 1 viktimë dhe disa të plagosur. Pre e këtyre sulmeve ishte edhe fasada e jashtme dhe disa hapësira brenda godinës së Ambasadës së Republikës së Shqipërisë si dhe ambasadave të pesë vendeve të tjera. Sipas Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme është vënë në rrezik jeta e personelit diplomatik. Ministria e Jashtme e Ukrainës deklaroi se krahas misionit diplomatik shqiptar, dëme materiale pësuan...