Stuhia në Sarandë, dy skafe fundosen në portin e Limjonit
Stuhia e fuqishme që ka përfshirë zonën bregdetare të Sarandës ka shkaktuar probleme për disa mjete lundruese, duke detyruar ndërhyrjen e Policisë Kufitare. Komisariati i Policisë Kufitare Sarandë ka ndërhyrë në 8 raste për shpëtimin e mjeteve lundruese në det, duke u ardhur në ndihmë drejtuesve të tyre dhe duke shmangur situata më të rënda. Sipas informacionit zyrtar, tre mjete lundruese kanë marrë ndihmë në zonën e Bunecit dhe më pas janë transportuar drejt portit të Limjonit. Ndërkohë, dy mjete të tjera janë përballur me vështirësi për shkak të furtunës pranë Kepit të Qefalit. Për shpëtimin e tyre ka ndërhyrë skafi i Policisë Kufitare BP 11, ndërsa njëri prej mjeteve është rimorkiuar drejt portit të Limjonit. Një tjetër mjet lundrues, që ndodhej në rrezik mbytjeje...
Burimi:
gijotina.com