Stuhia e shiut dhe breshërit godet Elbasanin/ Evidentohen dëme në qytet dhe në zonat rurale
Moti i keq i shoqëruar me reshje intensive shiu, erëra të forta dhe breshër ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në qytetin e Elbasanit dhe në disa zona rurale të bashkisë. Sipas të dhënave paraprake nga Zyra e Emergjencave Civile pranë Bashkisë Elbasan, stuhia ka rrëzuar dhe dëmtuar disa pemë dekorative, ndërsa erërat e forta kanë shkatërruar tenda biznesesh dhe kanë rrëzuar vazo nga ballkonet e banesave, duke krijuar rrezik për kalimtarët. Reshjet me intensitet të lartë kanë sjellë përmbytjen e disa bodrumeve dhe të disa akseve rrugore kryesore të qytetit. Po ashtu, një pjesë e kolektorëve nuk kanë përballuar sasinë e madhe të ujit, duke dalë përkohësisht jashtë funksionit dhe duke vështirësuar kullimin. Pasoja janë regjistruar edhe në zonat rurale, ku breshëri ka dëmtuar kultura...
Burimi:
sot.com.al