Stuhi me erëra të forta në Kukës, rrëzohen shtyllat elektrike, disa zona mbeten pa energji elektrike

Stuhi me erëra të forta në Kukës, rrëzohen shtyllat elektrike, disa zona mbeten pa energji elektrike

Qarku i Kukësit këtë pasdite është përfshirë nga erëra të forta, duke shkaktuar probleme sa i përket furnizimit me energji elektrike. Problematikat më të mëdha janë shënuar në Bashkinë Has. Sipas OSHEE Kukës, në fshatin Nikoliq dhe Njësinë Administrative Fajzë nuk ka energji elektrike për shkak të rrëzimit të shtyllave të tensionit të mesëm të transmetimit të energjisë elektrike. Në fshatin Nikoliq, nga erërat e forta është rrëzuar një lis, duke rrëzuar linjat e transmetimit të mesëm të energjisë. Për fat të mirë nuk ka dëmtime në njerëz apo shtëpi banimi, pasi lisi ndodhet në livadhe, shumë larg banesave. Ndërkohë, ekipet e avarive të OSHEE janë në terren për rregullimin e dëmeve dhe rikthimin e energjisë.