“Starmer dha dorëheqjen, Rama, thotë s’jam i përlyer”/ Revolta qytetare, aktivisti: Sot mbaron afati, do të ketë…
Aktivisti Bledar Meti, i ftuar në nje studio televizive deklaroi se në Britani, Starmer e dha dorëheqjen ndërsa kryeministri i Shqipërisë, Edo Rama edhe pse ka një sërë skandalesh nga Balluku tek inceneratorët deklaron se nuk është i përlyer. Meti tha se sot mbaron afati dhe do të përshkallëzohet protesta. “Starmer e dha dorëheqjen, ndërsa ne këtu kemi skandalet e Ballukut, Ahmetajt, Veliajt, inceneratorëve dhe thotë nuk jam pis. Sot mbaron afati, nga sot do të përshkallëzohet protesta. Do të stacionohemi para Kryeministrisë, se bashku me organizatorët do të koordinojmë masat që do të marrim. Një pjesë janë larguar, por do të vijnë që të ndërrohemi”, tha Meti.
Burimi:
sot.com.al