‘Spitalet nuk kurojnë dot kancerin’, Stafa në revoltë: Agjenturat e huaja na i lanë spitalet pa ilaçe?!

‘Spitalet nuk kurojnë dot kancerin’, Stafa në revoltë: Agjenturat e huaja na i lanë spitalet pa ilaçe?!

Protesta kombëtare në ditën e saj të 28-të përpara godinës së kryeministrisë ka shënuar një tjetër moment të fortë me fjalimin e gazetarit Osman Stafa. Nga tribuna e ngritur në bulevard, Stafa ka vlerësuar maksimalisht qëndresën e qytetarëve dhe ka lëshuar akuza mjaft të rënda lidhur me kolapsin në sistemin shëndetësor shqiptar, duke rrëzuar njëkohësisht edhe narrativën e qeverisë se tubimet organizohen nga “agjentura të huaja”. Në fjalën e tij përpara mijëra protestuesve, gazetari Stafa u ndal te realiteti i dhimbshëm që përjetojnë çdo ditë pacientët dhe qytetarët nëpër spitalet e vendit, duke sjellë fakte tronditëse nga terreni që prekin direkt jetën e njerëzve. “Ajo që e bën më të fortë këtë protestë është rezistenca juaj, 28 ditë rezistencë! Pas datës 20 të çdo muaji...