SPAK mbyll hetimet për grupin e Visit të Pojës, dërgon për gjykim 24 persona të akuzuar për trafik kokaine dhe…

SPAK mbyll hetimet për grupin e Visit të Pojës, dërgon për gjykim 24 persona të akuzuar për trafik kokaine dhe…

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbyllur dje hetimet dhe ka dërguar për gjykim grupin prej 24 personash, pjesë e të cilit ishte edhe Elvis Doçi, i njohur si Visi i Pojës. Mbi 24 personat në fjalë rëndojnë akuzat për trafik ndërkombëtar kokaine, grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash. Ata dyshohet se trafikuan në disa episode 1869 kilogramë drogë, kokainë dhe kanabis. Visi i Pojës është në kërkim nga SPAK për Operacionin Ura të zhvilluar më 21 maj të këtij vitit të kaluar. Me vendim të Gjykatës të Breshias janë lëshuar 24 masa sigurie dhe është zhvilluar një operacion i gjerë ndërkombëtar kundër trafikut të drogës në Itali, Shqipëri, Angli dhe Francë. Grupi i Visit të Pojës dyshohet se ka trafikuar 1.3 tonë kokainë në...