SPAK KA ZBULUAR VETEM MAJEN E AJSBERGUT
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se dy operacionet e fundit të SPAK kundër pastrimit të parave kanë zbuluar vetëm një pjesë të pasurive të krijuara nga grupet kriminale, ndërsa hetimet vijojnë për të identifikuar investime të tjera në Shqipëri dhe jashtë saj. Lala u shpreh se sekuestrimet e kryera ndaj grupit të Artur Shehut dhe organizatës së Shpëtim Aliut përbëjnë vetëm “majën e ajsbergut”, ndërsa pjesa më e madhe e kapitalit kriminal mbetet ende për t’u dokumentuar. “Janë të njohura botërisht faktet që SPAK bëri dy goditje të grupeve kriminale për pastrimin e parave dhe tjetërsimin e pronave. Njëra ishte për grupin e Artur Shehut, ku u sekuestruan pasuri që shkojnë thuajse në gjysmë miliard euro. Pati sekuestrim masiv të resorteve, bllokim lejesh ndërtimi, vilash...
Burimi:
ntv.al