SPAK çliron llogaritë e vëllezërve nga Katari për Zvërnecin, Rama: Zhvillim pozitiv, merr fund çdo shqetësim i atyre që pretendojnë pronën

SPAK çliron llogaritë e vëllezërve nga Katari për Zvërnecin, Rama: Zhvillim pozitiv, merr fund çdo shqetësim i atyre që pretendojnë pronën

SPAK ka zhbllokuar transaksionin e kryer nga investitorët e huaj që kanë blerë tokën për të investuar në Zvërnec. Bllokimi u bë pak ditë më parë, teksa nisën verifikimet për të hetuar origjinën e pronës. Lidhur me këtë zhvillim, Rama tha se e sheh këtë si pozitiv dhe tani merr fund çdo shqetësim i atyre që pretendojnë pronën. “Unë kam dalë për një arsye tjetër që nuk ka të bëjë me mbledhje e qeverisë por një zhvillim shumë pozitiv lidhur me procesin e verifikimit transaksionit për blerjen e tokës në Zvërnec. Me sqarimin e plotë dhe përfundimtar të origjinës së fondeve të kaluara përmes bankës dhe me çlirimin përfundimtar të investitorëve që tani më janë dhe pronarë”, tha kreu i qeverisë. Top Channel