“Sot zgjedhjet nuk fitohen me asfalt dhe çakull”, Rama: Sa më shumë krijojmë kushte, më shumë rriten pritshmëritë

“Sot zgjedhjet nuk fitohen me asfalt dhe çakull”, Rama: Sa më shumë krijojmë kushte, më shumë rriten pritshmëritë

Kryeministri Edi Rama prezantoi të premten programin “Rilindja Urbane 2.0”, me një objektiv financimi prej 1.5 miliardë eurosh. Gjatë prezantimit, Rama tha se programi i ri vjen si përgjigje ndaj ndryshimeve që ka kaluar Shqipëria në vitet e fundit, duke theksuar se rritja e standardeve të jetesës ka sjellë edhe pritshmëri më të larta nga qytetarët. “Sot zgjedhjet nuk fitohen me asfalt dhe çakull”, u shpreh kryeministri, duke nënvizuar se zhvillimi i deritanishëm kërkon tashmë politika dhe investime që shkojnë përtej infrastrukturës bazë. Sipas Ramës, dallimi kryesor mes programit të parë të Rilindjes Urbane dhe fazës së dytë është se tashmë fokusi nuk është vetëm transformimi fizik i qyteteve, por krijimi i një modeli më të avancuar zhvillimi. “Sa më shumë përmirësohen kushtet, aq më...