‘Sot, situata më kritike nga zjarret’, IGJEUM paralajmëron: Ja 6 qarqet me rrezik më të lartë
Instituti i Gjeoshkencave (IGJEUM) ka paralajmëruar se gjashtë qarqe të vendit do të jenë të rrezikuara gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme nga zjarret. IGJEUM njofton se qarqet ku pritet rrezik i lartë për përhapjen e zjarreve janë Lezha, Durrësi, Tirana, Elbasani, Fieri dhe Berati. Ndërkohë sipas Institutit, në qarqet e tjera të vendit pritet një nivel rreziku nga zjarret më i ulët. Në disa zona të veçanta (lokale) rreziku pritet të jetë i lartë, konkretisht në jug të qarkut Shkodër, në perëndim të qarkut Dibër dhe në veri-perëndim të qarkut Vlorë. Sipas ekspertëve, niveli më i lartë i rrezikut pritet gjatë ditës së sotme. Sa i përket kushteve atmosferike, gjatë pasdites së sotme nuk parashikohen reshje, ndërsa nesër priten reshje të dobëta...
Burimi:
sot.com.al