“Sot më shumë para Kryeministrisë”/ Qytetarët nuk heqin dorë, mbahet sot protesta e 25-të: Rama jepe dorëheqjen
Mbahet sot protesta e 25 masive ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e pa negociueshme të kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë së tij. Protesta konsiderohet si kulmi i mobilizimit qytetar pas mbi tri javësh demonstrata të pandërprera. Revolta ka tejkaluar tashmë kauzën fillestare dhe është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit, keqqeverisjes, mungesës së llogaridhënies dhe largimit masiv të të rinjve nga vendi. Mbrëmjen e djeshme është mbajtur protesta e 24-të, ku pas marshimit në disa akse të kryeqytetit dhe fjalimeve të mbajtura para godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë mbyllur tubimin duke përsëritur kërkesën e tyre kryesore, të cilën e cilësojnë si të panegociueshme: “Rama jep dorëheqjen!” Gjatë protestës, mijëra qytetarë kanë mbajtur pankarta dhe kanë hedhur thirrje kundër qeverisë, ndërsa marshimi...
Burimi:
sot.com.al