Sot mblidhet Kuvendi, protestuesit do t’u ‘zënë pritë’ deputetëve
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën e radhës plenare, ndërsa jashtë godinës është paralajmëruar një protestë nga qytetarët që prej rreth 50 ditësh zhvillojnë tubime të përditshme kundër qeverisë. Seanca pritet të nisë në orën 12:00 me miratimin e procesverbalit të mbledhjes së 16 korrikut dhe njoftimet përkatëse. Më pas deputetët do të shqyrtojnë raportin e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian për vitin 2025, projektligjin “Për shoqëritë evropiane të bashkëpunimit (SHEB)”, si dhe një sërë projektrezolutash për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve të drejtësisë dhe organeve të pavarura. Në rendin e ditës janë përfshirë raportet për Avokatin e Popullit, Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ), Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP), Kontrollin e Lartë të Shtetit (KLSH), Prokurorinë e Përgjithshme, Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe...
Burimi:
argjiroja.net